LAJMI I FUNDIT:

Katër fronte në të cilat po dështon Apple, sipas ZDNET

Katër fronte në të cilat po dështon Apple, sipas ZDNET

Spekulimet kanë dalë që Apple është duke pauzuar disa nga karakteristikat që ka planifikuar për iOS 12 në mënyrë që të përqendrohen tek problemet e pazgjidhura të sistemit operativ.

Kjo tingëllon e mrekullueshme apo mbreslënëse, por nuk jemi të bindur se Apple mund ta rregullojë rrëmujën, shkruan ZDNET.


“iOS është një rrëmujë. Unë kam mbuluar vetëm ankesat e mia me platformën, dhe kolegu im Jason Perlow bëri një punë të madhe për të theksuar se si platforma po hynte në rrugën e gjetjes së gjërave, shkruan Adrian Kingsley-Hughes.” Platforma është një rrëmujë e tillë, sa që Apple ka shfaqur një virus në iOS në reklamën e re të tyre.

Sipas Kingsley-Hughes, iOS po dështon në katër fronte:

Performanca: Do të shkoj aq larg sa të them se performanca e iOS është në më të keqen gjendje. Fakti është se ka rënie të kornizave softuerike dhe belbëzimi i pranishëm në harduer të ri të markës është një dështim masiv.

Stabiliteti: Do të jem i sinqertë dhe do të them se iOS nuk është më keq se që ishtë më parë, por nuk është me të vërtetë një rekomandim me ngjyra të ndritshme.

Viruset: Numri i mënyrave se Apple ka humbur topin në këtë front në muajt e fundit është e pabesueshme.

Përdorshmëria: Mund të kujtoj kur Apple kujdesej për përdorshmërinë. Përdorshmëria e iOS tani është mbeturina.