Kate-t i dhimbsen aktoret e reja

Bukuroshja britanike u bë yll në filmin e i vitit 1997, “Titanic”, ku luan krahas aktorit Leonardo DiCaprio.
Mirëpo përkundër kritikave që kishte pasur asokohe për dukjen e saj dhe interesimin e mediave për jetën e saj personale, Winslet pohon se asgjë nuk mund të krahasohet me atë që iu ndodh aktoreve të reja tani.
“Është shumë vështirë t’i përballosh kritikat e tilla, si ‘është e trashe, është e dobët, është e martuar, është e shkurorëzuar...’. Unë e kam përjetuar gjithë këtë dhe është shumë vështirë. Por jam shumë e lumtur që nuk jam aktore e re në kohën e tashme...”, është shprehur për revistën “Marie Claire” fituesja e Oskarit.
Nga
Telegrafi
30/04/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































