Në përvjetorin e parë të vdekjes së Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë një video emocionuese që tregon momentet e fundit të çiftit.

Në videon e publikuar në TikTok, Liam e ngre Kate-n në ajër gjatë një vallëzimi të dështuar, duke shkaktuar të qeshura të ndërsjella.


Kate, 26 vjeçe, shoqëroi videon me fjalët: "Kjo video është bërë gjatë orës dhe ditës së fundit që unë dhe Liam e ndamë në këtë jetë. Jam përjetësisht mirënjohëse për momentet e bukura që ndamë. Do të më mungosh për gjithë jetën, Liam”, shkruan DailyMail.


Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, vdiq më 16 tetor 2024 në Buenos Aires pas një rënieje nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli.

Një raport toksikologjik më vonë zbuloi prani alkooli, kokainë dhe një antidepresiv me recetë në sistemin e tij.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, motrat e Liamit, Ruth dhe Nicola, ndanë mesazhe prekëse në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe kujtimet për vëllain e tyre.

Nicola theksoi se familja po punon për të mbajtur gjallë kujtimin e Liamit për djalin e tij, Bear. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com