LAJMI I FUNDIT:

Katari dhe Arabia Saudite bien dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror

Katari dhe Arabia Saudite bien dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror

Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Sheikh Ahmad Nasser al-Sabah, ka bërë të ditur se pas më shumë se tre vite Arabia Saudite dhe Katari kanë rënë dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror.

Kryediplomati Nasser al-Sabah njoftoi se Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, për të diskutuar këtë çështje realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Ai tha se liderët e dy vendeve u pajtuan të adresojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me samitin e Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që do të mbahet nesër në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit raportoi se Emiri i Katarit do të marrë pjesë në samitin e 41-të të këshillit në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori postin më 30 shtator, shkruan AA.

Ndërsa agjencia zyrtare saudite e shtypit në një zhvillim të lidhur raportoi se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman pohoi se “samiti i ardhshëm GCC do të jetë një samit për të afruar dhe unifikuar qëndrimet, si dhe për të rritur marshimin e së mirës dhe prosperitetit”.

Takimi i të martës pritet të dëshmojë nënshkrimin e një marrëveshjeje për pajtim midis Katarit dhe vendeve bojkotuese ose vetëm me Riadin si hap i parë.

Zhvillimi shënon një përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund një krize diplomatike që ka parë Katari në përballjen me bllokadën nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti që nga viti 2017.

Duke akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe ndërhyrje në punët e tyre të brendshme, të katër vendet ndërprenë lidhjet me Dohan dhe vendosën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore mbi vendin.

Katari vazhdimisht i mohoi akuzat dhe shprehu gatishmëri për dialog për t’i dhënë fund bllokimit.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori