LAJMI I FUNDIT:

Katalonja zhvillon referendumin e pavarësisë më 1 tetor

Katalonja zhvillon referendumin e pavarësisë më 1 tetor

Qeveria rajonale e Katalonjës do të zhvillojë një referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, njoftoi sot kryeministri, Carles Puigmont.

“Votuesit katalanas do të pyeten nëse duan që rajoni të bëhet një republikë e pavarur”, tha Puigmont në një deklaratë televizive, pas një takimi të kabinetit të tij.


Qeveria në Madrid, e drejtuar nga kryeministri, Mariano Rajoy  e sheh procesin e votimit si të paligjshëm.

Sipas kushtetutës spanjolle, referendumet mbi sovranitetin duhet të mbahen në nivel kombëtar dhe jo në nivel rajonal.

Në mars, paraardhësi i Puigmont,  Artur Mas u ndalua të ushtronte detyrën e tij për dy vjet pas organizimit të një referendumi të paligjshëm katalanas mbi pavarësinë në vitin 2014.