LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: I vonshëm vendimi i Qeverisë Hoti që FSK të dërgohet në misionet paqeruajtëse, u frikësua se rrëzohet nga Lista Serbe

Kastrati: I vonshëm vendimi i Qeverisë Hoti që FSK të dërgohet në misionet paqeruajtëse, u frikësua se rrëzohet nga Lista Serbe

Kuvendi i Kosovës të martën më 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse jashtë vendit.

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati në një prononcim për Telegrafin e ka quajtura shumë të mirë këtë vendim anipse tha se është i vonuar.


Sipas tij kjo vonesë ka ndodhur për shkak se Qeveria Hoti është frikësuar nga Lista Serbe.

“Vendimi është shumë i mirë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Republikën e Kosovës gjithashtu, por shumë i vonuar. Vonesa ka ndodhur sipas meje sepse Qeveria Hoti është frikësuar se Lista Serbe do t’i dal nga koalicioni dhe atëherë kjo qeveri do të binte. Vendimi i Qeverisë erdhi atëherë kur e kuptoi se Gjykata Kushtetuese ka votuar për rrëzimin e saj”, u shpreh Kastrati.

Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit
Lexo po ashtu Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

Kastrati shtoi se kjo për Kosovën është një e arritur shumë e madhe, pasi që sipas tij po fillojmë të bëhemi eksportues të sigurisë dhe Kosova po ec drejt anëtarësimit në NATO.

“Për FSK-në është një mundësi që të marr provat e ushtrisë amerikane dhe ushtrive tjera të NATO-s në operacione paqeruajtëse”, tha Kastrati për Telegrafin.

Ish-komandanti i FSK-së më tej theksoi se vendimi që trupat e FSK-së të shkojnë në Misione Paqeruajtëse, është sinjal i mirë që Kosova në një të ardhme të afërt mund të bëhet anëtare e organizatave rajonale siç është Karta e Adriatikut dhe organizatave tjera globale deri te anëtarësimi në NATO.

“Qeveria e kaluar ka bërë shkurtime buxhetore dhe kështu ka ngadalësuar ecjen e përmbushjeve të kapaciteteve operacionale dhe blerjes të armatimeve dhe pajisjeve të nevojshme. Në të ardhmen Qeveria do të duhej që të ketë Ushtrinë një ndër prioritetet në ndarjen e buxhetit”, tha Kastrati.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Iowa është konfirmim i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori