LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Taksa do të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol (Video)

Kastrati: Taksa do të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol (Video)

Kosova edhe këtë vit ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) dhe zyrtarët e Qeverisë kanë konfirmuar se kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë.

Mirëpo menjëherë ka filluar lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga Serbia, ku zyrtarë të Serbisë i kanë dërguar letër sekretarit të Interpolit për të mos e shqyrtuar këtë kërkesë nga ana e Kosovës.


Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati gjatë intervistës në Telegrafi.com

Ish komandanti i FSK-së, dhe njëherit njohësi i çështjeve të sigurisë, Kadri Kastrati në një intervistë për Telegrafin ka thënë se taksa mund të jetë një pengesë në anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Pezullimi i taksës dhe 10 pikat e propozuara nga zoti Veseli, i hapin rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar dhe në Interpol. Nëse ne do ta pezullonim taksën, atëherë do ta kishim mbështetjen e ShBA-së dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që të ecim përpara, dhe kjo nuk do të na pengonte edhe nëse Serbia vazhdon me retorikën e saj ta pengoj Kosovën në anëtarësimin e mekanizmave ndërkombëtar “, ka thënë ai.



Kastrati ka theksuar se Kosova duhet ta ketë lobimin më të fortë për Interpol, se sa herën e kaluar.

“Kësaj radhe duhet të jetë lobimi më i fuqishëm tek shtetet që janë anëtare të Interpolit, dhe jam i bindur që nëse kthehemi në tavolinë për të dialoguar do ta kemi edhe mbështetjen më të madhe të ShBA-së dhe BE-së. Por, nëse e ndërprejmë dialogun japim mesazh jo të mirë, dhe kjo është më negative se sa taksa. Jemi dëshmitar që prodhimet serbe po hyjnë në Kosovë përmes kanaleve të tyre, por me pezullimin e taksës i hapim rrugë dialogut, dhe i tregojmë botës që jemi popull që duam t’i zgjedhim problemet me dialog. Taksa është pengesë edhe për anëtarësim në Interpol. Po që se taksa pezullohet partnerët tanë e ndihmojnë Kosovën drejt anëtarësimit, dhe bëjnë presion tek mekanizmat tjerë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Interpol”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori