LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: ShBA-të nuk kanë interes t’i tërheqin trupat nga Kosova, ne po e rrezikojmë miqësinë me ta (Video)

Kastrati: ShBA-të nuk kanë interes t’i tërheqin trupat nga Kosova, ne po e rrezikojmë miqësinë me ta (Video)

Deklaratat për tërheqjen e kampit ‘Bonsteel’ nga Kosova, shkaktuan reagime nga më të ndryshmet.

Ndonëse zyrtarët e këtij shteti treguan se SHBA nuk do të tërheq trupat e saj, në vend ende ekziston frika se Kosova mund të mbes pa praninë e ShBA-së.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ShBA është njëri nga partnerët kryesor strategjik të Kosovës dhe se sipas tij nuk do t’i tërhiqte forcat e saj nga Kosova.

“Nuk besoj që ShBA-të do t’i tërheqin forcat e tyre. Dolën edhe deklaratat zyrtare të shtetit amerikan se amerikanët do të qëndrojnë me KFOR-in në Kosovë. Ne kemi ShBA-në partnerin kryesor strategjik që më së shumti kanë ndihmuar që nga bombardimet e pasluftës, rindërtimin dhe të gjitha proceset që kemi kaluar deri më sot. Por edhe roli kryesor i ShBA-së është t’i ndihmojë FSK-së që të ngrit kapacitetet e saj dhe të zhvillohet me standardet më të larta të NATO-së. Nuk është vetëm interes i Kosovës që Kosova ta ketë një ushtri moderne, është interes edhe i ShBA-së dhe partnerëve tanë sepse ne për 20 vite kemi qenë importues të sigurisë. Kemi pasur trupa të ndryshëm të shteteve të ndryshme, prej ShBA-së dhe shteteve të NATO-së. Ata kanë harxhuar shumë para, pajisje, shumë mund për ta mbajtur Kosovën si është sot. Dhe interesi i tyre është të qëndrojnë më tutje në Kosovë, të rrugëtojnë bashkë drejt integrimeve euroatlantike”, ka thënë ai.

Kastrati ka përmendur edhe ndikimin rus në Ballkan dhe në Kosovë, ku siç tha ai një gjë të tillë nuk do ta lejonte NATO.

“Ka pasur shumë deklarata që rusët janë duke u munduar ta kenë ndikimin e tyre në Ballkan por edhe në Kosovë, dhe pozita jonë gjeostrategjike është e tillë që ne apo NATO nuk do të guxonte të lejonte që rusët ta kenë ndikimin e tyre, dhe të kenë përzierje në kompetencat tona të brendshme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Për këtë jam i bindur që ShBA do ta mbajë ‘Bondsteel’-in, do t’i mbajnë trupat e tyre këtu për jetë e mot”, thekso ai.

Ndër të tjera ish komandanti i FSK-së tha se Kosova duhet të mos rrezikoj që ta prish miqësinë me ShBA-në. Ai theksoi se taksa duhet të pezullohet në mënyrë që të vazhdohet dialogu.

“Jam i bindur që institucionet tona shtetërore do të ulen të bashkohen sepse është interes i përgjithshëm që të ulemi bashkë për çështje madhore. Ne nuk duhet t’i rrezikojmë marrëdhëniet tona me ShBA-në, sepse është partneri jonë që na ka ndihmuar më së shumti. Zoti Veseli ka dhënë 10 pika që mendoj se janë më të rëndësishme se sa taksa, sepse ne do të duhej t’i japim hapësirë bisedimeve. Taksa ka qenë e qëlluar në kohën e caktuar por do të duhej të pezullohet për 120 ditë. Serbia nëse vazhdon të sillet me retorikën e saj, atëherë Kosova do të ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar që ne ta vendosim një reciprocitet të plotë se si Serbia na trajton neve, vulën, dokumentet e Kosovës, dhe, edhe ne ta bënim të njëjtën por duke i treguar se ne i kemi dhënë hapësirë dialogut, bisedimeve, por nuk po shkon kjo gjë me Serbinë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori