Partnerët e koalicionit qeverisës me emërimin e 67 zëvendësministrave, të cilët kanë nga një asistent dhe shofer personal, buxhetit të varfër të Kosovës i kushtojnë mbi 1.5 milion euro në vit. Nëse rritet numri i tyre, ashtu siç pritet të ndodhë, vetëm për pagat e tyre do të shpenzohen rreth 2 milionë euro.
Pagat e 67 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga qeveria “Haradinaj” buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 milion euro në vit pa përfshirë këtu edhe pagat e 67 asistentëve të tyre dhe po aq shoferëve.
Pagat e asistentëve të zëvendësministrave arrijnë në rreth 350 euro në muaj, po aq sa janë edhe pagat e shoferëve.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se pagat e zëvendësministrave, të asistentëve dhe të shoferëve arrijnë shumën vjetore prej mbi 1.5 milion eurosh.
Megjithatë, kjo shifër mund të arrijë shumë shpejt 2-milionëshin nëse numri i zëvendësministrave arrin në 80, ashtu siç bazohet se janë pajtuar partnerët e koalicionit qeverisës.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se paga e një zëvendësministri aktualisht është 1,182,50 euro derisa paga e asistentes dhe e shoferit është 348,5 euro. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe