LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Do të bashkëpunojmë me të gjithë për të çuar BDI-në në opozitë

Kasami: Do të bashkëpunojmë me të gjithë për të çuar BDI-në në opozitë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë për Alsat thotë se në asnjë moment partia e tij nuk do të bëjë koalicion me BDI.

Sipas tij, tani është koha që kjo parti të kalojë në opozitë, të reformohet me struktura të reja dhe të kthehen në skenën politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Së paku katër vite BDI duhet të jetë në opozitë. Ne si Lëvizje Besa duam ta mobilizojmë të gjithë spektrin opozitar, jo vetëm atë partiak, që tek shqiptarët e Maqedonisë të ketë ndryshime për të mirë”, tha Kasami.

Në pyetjen nëse do të bashkëpunonte me Alternativën dhe a ka diçka të re për koalicionin, Kasami tha se spektri opozitar është me dy partia, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

“Spektri opozitar janë dy parti, Lëvizja Besa dhe ASH. Ne e thamë qëndrimin tonë dhe jemi të sigurt se këto dy parti opozitar kanë kapacitet dhe potencial të jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Ka edhe forca tjera opozitare, intelektualë, diaspora, profesorë dhe ekspertë tjera të cilët janë të mirëseardhur t’i bashkohen opozitës. Deri sa të vijë momenti, ne si faktor opozitar jemi të gatshëm të shtrijmë dorën e bashkëpunimit me secilin, vetëm që BDI të kalojë në opozitë.”, tha Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori