LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Data e zgjedhjeve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Kasami: Data e zgjedhjeve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se për këtë subjekt datë të favorshme të zgjedhjeve sheh fundin e qershorit, por fillimisht duhet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.

“Lëvizja Besa është që zgjedhjet të jenë brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjeve. Ne i kemi shtyrë zgjedhjet me një vendim politik dhe tani afatet mbarojnë dhe mbetet për Qeverinë dhe Presidentin të vendosin se kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, dhe pastaj të përcaktohet data. Unë dua që numri i të infektuarve dhe të vdekurve të zvogëlohet, por në të njëjtën kohë kërkoj nga institucionet që të përgatisin qytetarët për zgjedhjet”, tha Kasami.


Ai theksoi se duhet të mendohet për heqjen e orës policore, të respektohen masat për mbrojtje dhe qytetarët psiqikisht të përgatiten për zgjedhje.