LAJMI I FUNDIT:

KAS-i pranon ankesën e Dinamos, klubi ferizajas do të luajë në Grupin B të Ligës së Parë

KAS-i pranon ankesën e Dinamos, klubi ferizajas do të luajë në Grupin B të Ligës së Parë

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) e ka hedhur poshtë vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për ta zhvendosur klubin e futbollit Dinamo nga Ferizaj prej Grupit B në Grupin A të Ligës së Parë, duke i jep të drejt klubit ferizajas pas ankesës së parë disa javë më parë.

FFK vendosi Dinamon në Grupin A të Ligës së Parë për edicionin 2023/24 duke bërë që klubi ferizajas të ankohet në lidhje me vendimin.


Dinamo dërgoi lëndën në KAS duke e cilësuar si të padrejtë vendimin e FFK-së, pasi klubi tjetër i qytetit, KF Ferizaj, do të vazhdonte të garonte në Grupin B.

Kështu, disa javë pas ankesës, KAS-i ka obliguar FFK-në që ta vendos Dinamon në Grupin B të Ligës së Parë, duke marrë për bazë Propozicionet e Garave (neni 3) të aprovuar më datën 04/07/2023 nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Postimi pa ndërhyrje i Dinamos

Sot, triumfoj drejtesia ne futbollin kosovare FC DINAMO bazuar ne vendimin e KAS-it do te luaj ne grupin e liges se pare ku i takon.

Bazuar në fakte dhe rethanat KAS me shumicë votash merr këtë vendim:

VENDIM

Padia e KF Dinamo nga Ferizaj, anëtarë i Ligës së Parë të Kosovës është e bazuar.

Obligohet Federat e Futbollit të Kosovës menjëherë që KF Dinamon ta vendosë të garojë në grupin B të Ligës së Parë të Federatës së Futbollit të kosovës të përcaktuar me Propozicionet e Garave (neni 3) të FFK-së 2023/2024, të aprovuar më datën 04/07/2023 nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARSYETIM

KF DINAMO nga Ferizaj ka hyrë në ligën e Parë të Kosovës gjatë kampionatit respektiv. Sipas Propozicionit të Grave KF Dinamos i takon të garojë në Ligën e pare Grupi B.

GJAS gjatë shqyrtimit meritor të qështjes, bazuar në provat e ofruara, konstaton se Federate e Futbollit të Kosovës me restin e ndarjes së klubeve futbollistike në grupet e Ligës së Parë ka bërë shkelje të kriterit territorial, të përcaktuar në Nenin 3 të propozicionit të Garave 2023/24, të dates 04/07/2023 aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë marrjes së këtijë Vendimi GJAS është përkujdesur që të respektojë parimin e efikasitetit gjatë procedurave në mënyrë që pala të mos dëmtohet, pa prejudikuar vendimin final.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori