LAJMI I FUNDIT:

Kartëmonedhat që hoqën Frangun nga përdorimi më 1947 (Foto)

Kartëmonedhat që hoqën Frangun nga përdorimi më 1947 (Foto)

Në vitin 1947 do të miratohej dekretligji që do të hiqte nga qarkullimi kartëmonedhat e quajtur Frang. Dekretligji i vitit 1947 parashikonte edhe emetimin e një emisioni të ri. Në këtë mënyrë, njësia bazë e monedhës në vend do të caktohej Leku e si rrjedhojë frangu nuk do të përdorej më.

Raporti i ri i këmbimit që i përcaktuar në vitin 1947 do të ishte një frang i vitit 1945 baras me nëntë lekë të vitit 1947.


Përmes kësaj lëvizje, në qarkullim do të mbeteshin vetëm lekët.

Kartëmonedhat 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë të emetuara në 1947 kishin të njëjtën simbolikë (stemën e re të shtetit shqiptar dhe një ushtar) me përjashtim të shifrës dhe ngjyrës.