LAJMI I FUNDIT:

Kardio-stërvitja intensive dhjetëminutëshe për djegie të kalorive

Kardio-stërvitja intensive dhjetëminutëshe për djegie të kalorive

Nëse nguteni dhe nuk keni kohë të ndani një orë, një orë e gjysmë për stërvitje, varianti më i keq është që të mos bëni kurrfarë stërvitjeje.

Në vend të kësaj, ndani 10 minuta për të ashtuquajturin HIIT (high-intensity interval training) në kuadër të të cilit do të përshpejtoni metabolizmin deri në maksimum dhe për një kohë të shkurtër do të digjni sasi të mëdha kalorish, transmeton Telegrafi.


Gjëja e shkëlqyeshme te këto intervale të shkurtra të stërvitjes intensive është që djegia e kalorive vazhdon gjatë gjithë ditës pas përfundimit të stërvitjes.

Në vazhdim të këtij teksti shikoni propozimin e ushtrimeve për një stërvitje të këtillë dhe mos kaloni rutinën tuaj të rregullt kur është fjala për aktivitetin fizik.

Poenta e kësaj stërvitjeje është që t’i lidhni ushtrimet. Secilin ushtrim bëjeni nga 20 sekonda, ndërkaq midis ushtrimeve bëni pauzë prej 10 sekondave.

Hap + galiç

Ky ushtrim bëhet i gjithi në dy kërcime, bëni kërcim në hap në një këmbë, pastaj kërcim galiç i gjerë, pastaj hap në këmbën tjetër dhe kështu 20 sekonda.

Pompë + trokitje e duarve

Natyrisht, mundeni të bëni variantin femëror të pompës, mirëpo është shumë me rëndësi që midis çdo pompe të bëni trokitje me duar, d.m.th. që mjaft fuqishëm të hidheni me rastin e ngritjes që ajo të mund të arrihet.

Vrapim + kërcim

Kardio-ushtrim i shkëlqyeshëm i cili do t’ju ngrejë pulsin. Mbështetuni në duar të hapura në nivel të supeve dhe qëndroni 5 sekonda, pastaj bëni kërcim së larti dhe pastaj në rreth.

Hap i dyfishtë i kryqëzuar

Ushtrimi përbëhet nga seria prej dy hapave në njërën anë me një hap prapa, pastaj me kthim dhe hapa në anën tjetër.

Rrokullisje + hap

Ushtrimin bëjeni sikur ninxhat në filma. Filloni nga dyshemeja ku do të rrotulloheni në shpinë prapa pastaj përpara, dhe vazhdoni me kërcim lart.

Kërcim anash

Ushtrimi është i thjeshtë – bëni kërcime të thella anash duke qëndruar në këmbën që keni kërcyer. Ecni zigzag nga njëra këmbë në tjetrën.

Kërcim në hap

Ky është kardio-varianti intensiv klasik i hapit përpara. Midis secilit hap bëni një kërcim të shkurtër. Ju premtojmë që pas kësaj stërvitjeje do të djersiteni sikur të kishit qëndruar një orë në tarracë dhe me atë rast do të ndieni pulsin tuaj të shpejtuar dhe shkrirjen e kalorive! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori