Një studim i ri ka deklaruar se karbohidratet mund të kenë më shumë ndikim në faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtuesit e kanë analizuar se si ndikon konsumimi i yndyrës, karbohidrateve dhe proteinave te më shumë se 135,000 njerëz nga 18 shtete të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kështu, studimi zbuloi se dietat që kanë sasi të larta të karbohidrateve ishin ndërlidhur me 28 për qind rritje të rrezikut të vdekjes, krahasuar me dietat me sasi më të vogla të karbohidrateve.

Në anën tjetër, dietat me sasi të larta të yndyrës kishin qenë të ndërlidhura me 23 për qind ulje të rrezikut të vdekjes, krahasuar me dietat me pak yndyrë.

Për momentin, udhëzimet zyrtare u rekomandojnë njerëzve që 50-65 për qind e sasisë ditore të kalorive të vijnë nga karbohidratet dhe më pak se 10 për qind nga yndyrat e ngopura.

Por kjo duket se po ka efekt negativ, në veçanti te shtet e varfra të cilat konsumojnë më shumë karbohidrate./Telegrafi/