LAJMI I FUNDIT:

Karantinën e shkeli për tetë sekonda, gjobitet me 3,500 dollarë

Karantinën e shkeli për tetë sekonda, gjobitet me 3,500 dollarë

Autoritetet tajvaneze gjobitën një filipinas me 3,500 dollarë për shkeljen e masave karantinë për coronavirusin.

Bëhet fjalë për një punëtor migrant filipinas, i cili ishte në karantinë në një hotel në qytetin e Kaohsiungut. Ai për pak kohë u largua nga dhoma në korridor, gjë që u vu re nga kamerat e mbikëqyrjes.


Videoja u pa nga stafi i hotelit që kontaktoi sekretarinë shëndetësore, njoftoi agjencia CNA.

Sipas rregullave për karantinën në Tajvan, njerëzit nuk lejohen të largohen nga ambientet ku janë në karantinë, pa marrë parasysh sa zgjat ajo shëtitje.

Tajvani po regjistron rezultate të mira në luftën kundër pandemisë, megjithëse nuk ka futur masa të rrepta ose kufizime, sipas CNN.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, ishulli me 23 milion njerëz regjistroi vetëm 716 raste të coronavirusit dhe shtatë vdekjeve. /Telegrafi/