LAJMI I FUNDIT:

Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt?

Përbërësit:

▪ 200 g oriz
▪ 250 g sheqer
▪ 1 qese xhelatinë pluhur
▪ 1 lugë kanellë
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 1 litër qumësht
▪ krem

Përgatitja:

Në një enë qitni qumështin, lëreni në pllakë sobe (‘shporet’), ngroheni pak dhe shtoni 3 lugë sheqer dhe kanellë. Përzieni dhe shtoni orizin.

Kohë pas kohe duke e përzier zieni derisa të dendësohet.

Shtoni sheqerin vanilje dhe përzieni.

Treteni xhelatinën në ujë dhe lëreni të zbutet pastaj shtojani sutliashit.

Sheqerin e mbetur qiten në enën tjetër dhe fërgojeni derisa të marrë masë karamele ngjyrë të artë.

Në kallëp për toptha qiteni karamelen, shtoni sipër sutliashit dhe futeni në furrë të thahet 30 minuta në 50 gradë.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Të ftohur kthejeni mbrapsht në tabaka, në mënyrë që karamelja të jetë sipër.

Me mikser përzieni qumështin dhe kremin, ndërsa mesin mbusheni me ndihmën e shiringës pastaj me krem zbukurojeni skajin e jashtëm.

Sipas dëshirës zbukurojeni me fruta arrore, transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Kalo në kategori