LAJMI I FUNDIT:

Karakaçanov: Nuk ka bisedime, përderisa maqedonasit shkruajnë se ne jemi tatar dhe fashist

Karakaçanov: Nuk ka bisedime, përderisa maqedonasit shkruajnë se ne jemi tatar dhe fashist

“Bullgaria ka një qëndrim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është koha që Shkupi të fillojë të lexojë vendimet e Kuvendit bullgar. Vllado Buçkovski është një person me qëllime të mira, me përvojë politike, me një qëndrim të mirë ndaj Bullgarisë. Jo rastësisht ai u zgjodh si ndërmjetës”, tha zv. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, raporton “BGNES”.

Karakaçanov beson se autoritetet në Shkup po përdorin Buçkovskin për të treguar vullnet të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Vetë Buçkovski ka vullnet të mirë, por ata që e dërgojnë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë për tre vjet e gjysmë dhe tani vazhdojnë të llogarisin në faktin se, megjithë vendimet e Kuvendit dhe qeverisë bullgare, mund të arrihet një kompromis, i cili do të ishte një kompromis nga Bullgaria. Kjo nuk mund të ndodhë”, thotë Karakaçanov.

Karakaçanov tha se përderisa në librat shkollorë të historisë në Maqedoni thuhet se bullgarët janë tatarë dhe fashistë, nuk mund të ketë bisedime.

“Ju keni të drejtë të mbroni identitetin tuaj siç ishte nga periudha kur u krijua, dhe jo të vidhni historinë e dikujt tjetër dhe të krijoni identitetin e dikujt tjetër. Ata kanë – ky është identiteti i krijuar nga Josip Broz Tito dhe Kominterni. Askush nuk e zgjodhi për të. Por Car Samueli është bullgar, ai nuk luftoi kundër Bullgarisë ashtu siç është shkruar në librat shkollorë të Maqedonisë. Ne bullgarët nuk jemi fashistë, pushtues dhe një fis tatar. Pavarësisht nga 70 vjet ndryshimesh në gjuhë, ne ende flasim pa një përkthyes, ne flasim të njëjtën gjuhë”, tha Karakaçanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori