LAJMI I FUNDIT:

Kapet qendra e bashkëpunimit Greqi-Shqipëri në pikën kufitare Kakavijë

Kapet qendra e bashkëpunimit Greqi-Shqipëri në pikën kufitare Kakavijë

Mesditën e sotme, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, në territorin grek, u zhvillua ceremonia e hapjes së Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë, Greqi-Shqipëri.

Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Andi Mahila, dhe zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit të Republikës Helene të Greqisë, Elefterios Ikonomou, raporton Euronews Albania.


Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor do të ketë si qëllim shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, me synim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në këtë qendër do të punojnë punonjës të Policisë Kufitare shqiptare dhe të asaj greke.

Gjatë ceremonisë, zëvendësministrat Mahila dhe Ikonomou theksuan rëndësinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes dy policive dhe autoriteteve doganore, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të traditës së vendosur vitin e kaluar, për krijimin sa më shumë të lehtësirave ligjore për qytetarët që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë në këtë bashkëpunim merr parandalimi dhe goditja e krimeve ndërkufitare, kryesisht trafikimi i lëndëve narkotike dhe kontrabanda e mallrave.

Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë do të mundësojë mbledhjen e informacionit dhe shkëmbimin e tij në kohë reale mes dy policive, eliminimin e disa procedurave që krijonin vonesa dhe rritjen e mundësive për të evidentuar, parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare. Hapja e kësaj qendre tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e të dyja qeverive për të luftuar bashkërisht krimet ndërkufitare dhe për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori