LAJMI I FUNDIT:

Kapet për dritare të makinës që lëvizte rrugëve të Pejës, për të marrë 1,000 frangat që ia vodhën

Kapet për dritare të makinës që lëvizte rrugëve të Pejës, për të marrë 1,000 frangat që ia vodhën

Rr. M. Ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në qytetin e Pejës kur një makinë – në të cilën ndodheshin të akuzuarit Senad Mehmeti e Ollga Mekiq – ndaloi afër tij. Të akuzuarit nga makina e pyetën çiklistin nëse kishte dymijë franga për t’i kthyer në euro. Rr. M u tha se kishte vetëm njëmijë për t’i konvertuar në euro, ndërsa këto para ia dha të akuzuarës Mekiq.

Kur Senad Mehmeti e pa që paratë i ka në dorë Ollga Mekiq, u nis me makinë në drejtim të tregut të Pejës, ndërsa i dëmtuari u kap për dritaren e makinës duke u munduar të shpëtojë paratë që ia dha të akuzuarës.


Në aktakuzë sqarohet se Ollga Mekiq kishte nxjerr një sprej me të cilin e kishte spërkatur në sy të dëmtuarin Rr. M., i cili pastaj ishte rrëzuar dhe shkëputur nga makina. Të akuzuarit për vjedhje grabitqare kishin vazhduar të papenguar rrugën.

Në seancë, Senad Mehmeti dhe Ollga Mekiq, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi, pranuan fajësinë për veprën me të cilën ngarkohen.

Gjykata dënoi Mehmetin e Mekiqin me nga dy vjet burg dhe nga 250 euro gjobë. Të dënuarit u obliguan edhe ta kompensojnë të dëmtuarin Rr. M.

Senad Mehmeti e Ollga Mekiq disa javë më parë u dënuan me burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në një proces tjetër gjyqësor ku akuzoheshin për mashtrim./kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori