LAJMI I FUNDIT:

Kapet në flagrancë! Momenti kur djaloshi në Tajlandë kthen paratë që vodhi nga arka pasi iu kujtua se aty kishte kamera

Kapet në flagrancë! Momenti kur djaloshi në Tajlandë kthen paratë që vodhi nga arka pasi iu kujtua se aty kishte kamera

Një djalë i ri u kap duke kthyer paratë që kishte vjedhur nga një arkë pasi pa kamerën e vëzhgimit në dyqanin e familjes së tij.

Pamjet tregojnë djaloshin nëntë vjeçar, me nofkën Stamp në dyqanin e familjes, në provincën Saraburi në Tajlandë më 9 mars, përcjell Telegrafi.


Ai shkon drejt arkës para se ta hapë dhe të nxjerrë disa kartëmonedha.

Por ndërsa largohet, duket se i kujtohet dhe kthehet dhe shikon drejtpërsëdrejti nga kamera.

Ai shpejt kthehet në arkë dhe i kthen paratë përpara se të ngrihet dhe të përballet sërish me kamerën. /Telegrafi/