LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke u testuar Mercedes-AMG A45, që mund të prezantohet shumë shpejtë (Foto)

Kapet duke u testuar Mercedes-AMG A45, që mund të prezantohet shumë shpejtë (Foto)

Makina duket e kompletuar dhe mund të prezantohet në Geneva Motor Show

Gjatë vitit të kaluar, Mercedes-AMG e ka prezantuar A35 me ndryshime të mëdha, ndërsa tani është koha që edhe pasardhësit A45 t’i largohen shtresat e kamuflazhit, transmeton Telegrafi.

Modeli i ri është kapur teksa testohej në mot të ftohtë, me një shtresë shumëngjyrëshe, që ia fshehë të gjitha linjat.

Çfarë nuk mundi të fshehë, janë hapësirat e mëdha për ajrosje, që pritet të shfrytëzoehn për të freskuar motorët e fuqishëm.

Duke pasur parasysh se modelin A45, e kemi parë në fund të vitit të kaluar, me të njëjtën shtresë kamuflazhi, mund të thuhet se kësaj radhe ishte për një xhiro të shpejtë testuese.

Kjo para prezantimit të madh që pritet të ndodhë në Geneva Motor Show, që fillon në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/