Kapen pajisje ilegale të kriptovalutave në Podujevë, shpenzuan 40 mijë euro energji elektrike

Janë sekuestruar disa pajisje për prodhimin e kritpovalutave.
Siç njofton Dogana e Kosovës, këto pajisje janë sekuestruar në Podujevë, ku oficerët kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në vendin tonë.
“Oficerët doganor me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara. Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë. Me këtë rast janë konfiskuar: 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool”, njofton Dogana.
Përpos kësaj është konstatuar se vendin e njëjtë kishte edhe vjedhje të rrymës, sipas konstatimeve preliminare vjedhja e energjisë elektrike është mbi 40 mijë euro.
“Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjia elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Bregu: Evropa do të jetë më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar, të përshpejtohet procesi i zgjerimit

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen