Kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy të mitur në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të mitur pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë, të mërkurën në ora 13:40
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur”, thuhet në raport.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
58 minutes ago




















































