Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë


Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë.
Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes dy meshkujve kosovarë, situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Gjatë incidentit, i dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































