LAJMI I FUNDIT:

Kapen mbi 3 kg heroinë, arrestohen katër të dyshuar

Kapen mbi 3 kg heroinë, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës, si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, me datë 07.11.2022 rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

Pas ndalimit të mjetit të lartcekur përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej gjithsej 3 kg e 64 gr.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar si dhe gjyqtari i procedurës paraprake me urdhër të së cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale”, njofton Policia e Kosovës.

Provat materiale të gjetura janë:

-Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr,

-Një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit ekstazi,

-Dy grindera

-Një peshore.

-Katër telefona mobil,

-Një veturë

Si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3kg 64gr.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të përfshirë në rast, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori