LAJMI I FUNDIT:

Kapen hajnat që vodhën veturën e rrallë dhe provuan ta fshehin duke ia ndryshuar ngjyrën (Foto)

Kapen hajnat që vodhën veturën e rrallë dhe provuan ta fshehin duke ia ndryshuar ngjyrën (Foto)

Në Iowa të Shteteve të Bashkuara, hajnat e kanë vjedhur një makinë që është punuar, në mënyrë amatore, për të ngjarë me Ford GT40.

Për ta fshehur hajnin dhe në mënyrë që të lëvizin lirshëm me të, ata ia kanë mbuluar ngjyrën e shndritshme me një tjetër shumë të lirë, transmeton Telegrafi.


Duke pasur parasysh se ky model nuk shihet shpesh, rasti menjëherë është zbuluar dhe makina i është kthyer pronarit.

Megjithëse sërish e ka në garazh, dëmtimi i pjesës së jashtme e ka mërzitur pronarin, që i duhet të paguajë shumë të konsiderueshme që t’i kthehet si ishte. /Telegrafi/