LAJMI I FUNDIT:

Kapen 5.3 tonë kokainë në Itali: Vihen në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar

Kapen 5.3 tonë kokainë në Itali: Vihen në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar

Një sasi prej 5.3 tonë kokainë është kapur në Itali ndërsa janë vendosur në pranga 5 persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Policia italiane arriti të sekuestrojë drogën të fshehur në një anije peshkimi ndërsa operacioni është realizuar edhe me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve patrulluese.


Ngarkesa prej 5.3 tonë drogë kap vlerën e 850 milionë eurove dhe ky konsiderohet si sekuestrimi më i madh i kryer ndonjëherë në Itali.

5 të arrestuarit janë një italian, dy tunizianë, një francez dhe një shqiptar. Në operacionin e saj policia arriti të pikaste anijen që transportonte drogën.

Më pas, njësitë detare u vendosën në ndjekje të anijes e cila ndërkohë po përpiqej të rikthehej në det për të marrë drejtim për në Turqi, por pa sukses, shkruajnë mediat italiane.

Anija e cila kishte një ekuipazh prej 15 personash të kombësisë ukrainase, turke dhe azere, u shoqërua nga anijet detare drejt portit të Palermos, ku më shumë se 5.3 tonë kokainë synonin të furnizonin të gjithë tregun kombëtar./RTSH