LAJMI I FUNDIT:

Kapen me 1.1 kilogramë kokainë dhe 110 mijë euro, prangosen shqiptari dhe grekja

Kapen me 1.1 kilogramë kokainë dhe 110 mijë euro, prangosen shqiptari dhe grekja

Policia greke arrestoi një shqiptar dhe një greke të cilët u kapën me një sasi prej 1.1 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë.

Operacioni policor u zhvillua në ishullin e Kretës ku shqiptari 44-vjeçar dhe grekja 32-vjeçare u kapën teksa po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike me paratë.


Nga peshimi i pakos, rezultoi se në të ndodheshin 1.1 kilogramë kokainë, shkruan noa.

Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan 40 mijë euro që i kishte me vete. Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën edhe 70 mijë euro të tjera dhe 69 gramë kokainë e ndarë në 37 doza.

Sipas informacioneve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ishte shpërndarës në qytetin e Chanias në ishull, ndërkohë grekja ishte furnizuesja e tij. /Telegrafi/