LAJMI I FUNDIT:

Kaosi me komunikacionin, Përparim Rama flet për planin e tij në Prishtinë

Kaosi me komunikacionin, Përparim Rama flet për planin e tij në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për planin, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit, garë kjo e cilat do të mbahet më 14 nëntor 2021.

Problemet e qytetarëve të Prishtinës, kaosi në komunikacion, transporti publik, zhvillimi ekonomik, ndërtimi i shkollave e qasja e të gjithëve në çerdhe, kyçjet në ngrohtoren e qytetit, shëndetësia, janë disa nga temat për të cilat ka folur Rama gjatë kësaj interviste.


Rama u shpreh se komunikacioni në kryeqytet është në gjendje kaotike, por se ai merret tash e 17 vite me analiza të urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe i kupton problemet por edhe mundësitë që ofrohen në kryeqytet.

Ai thotë se në zonat urbane mungon pastërtia e gjelbërimi, ndërkaq sa i përket pjesës “Prishtina e përjetimeve”, tha se Komuna e Prishtinës ka potencial të madh dhe duhet të mundësojë përjetime përmes artit, organizimit të festivaleve e ngjarjeve tjera.

Rama tha se problemet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, duke theksuar kështu se mungesa e shkollave në zonat e reja urbane si Veterniku, Mati, Sofalia, e Kodra e Trimave, Arbëria ku ka pasur zhvillime të zonave rezidenciale, zgjerim të shpejt, por nuk u është paraprirë me infrastrukturë në shëndetësi, ose në këtë rast edhe të arsimit, pasi në këto zona siç tha ai nuk ka shkolla.

Përparim Rama në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

“Prindërit të cilët në Veternik, nuk e kanë shkollën aty, detyrohen që në mëngjes me makinë t’i sjellin fëmijët në shkollë, në “Ismail Qemali”, “Dardani”, apo “Hasan Prishtina”, edhe po kemi në vjeshtë për shembull shtim të kaosit është pikërisht i drejtpërdrejtë i ndërlidhur me mungesën e shkollave”, tha Rama në “Përballje” transmeton Telegrafi.

Ai tha se duhet bërë infrastruktura shkollore dhe e çerdheve, ndërkaq përmendi edhe subvencionim për prindërit që i dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe private.

“Duhet të bëjmë infrastrukturën shkollore, infrastrukturën e çerdheve, sepse kemi vetëm 8 çerdhe publike, e kemi një numër të madh të prindërve që nuk mund t’i çojnë fëmijët në çerdhe për shkak se nuk ekzistojnë çerdhet publike. Mirëpo, kemi çerdhe privatë. Në programin tonë e kemi paraparë që të ju mundësojmë prindërve të çojnë fëmijët edhe në çerdhe private nëpërmes subvencionimit me 70 euro, ku 50 dhe 70 bëjnë 120 që hap një treg të tërë të çerdheve private”, u shpreh Rama.

Përparim Rama në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, kjo i ndihmon edhe lirimit të trafikut në kryeqytet.

Tutje, kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit tha se në Prishtinë mungon edhe infrastruktura.

“Neve na mungon infrastruktura, neve na mungon Rruga “A”, Rruga “B”, ato mungojnë, ku banorët e Prishtinës së re, në vijnë nga pjesa e Veternikut duhet të hyjnë nga qendra për të shkuar në këto zona. Këto nuk ekzistojnë. E kemi në plan që ajo në të njëjtën kohë e zgjidh përveç problemin e trafikut edhe kundërmimit, kanalizimit. Është edhe pasiguri e madhe për fëmijët që rriten nëpër këto lagje. Me krijimin e Rrugës “A”, e zgjidhim një problem të madh dhe kur e lidhim me Rrugën “B”, të gjitha këto zona do të kenë mundësi në qasje të drejtpërdrejtë me magjistralen”, theksoi kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ndërkaq, Rama përmendi edhe projektin e Unazës së Mesme, e cila sipas tij është edhe një mënyrë tjetër për tu liruar nga kaosi në komunikacion.

“Unaza e Mesme prej pikës së Veternikut lartë e cila shkon nga Tregu i Madh, në afërsi të Fushë Kosovës, përmes fshatit Shkabaj, pastaj te rruga që shkon për Mitrovicë edhe rruga tjetër që lidhet me Podujevë. Gjithë kjo zonë do të ndërlidhet me këtë zonën Perëndimore që e liron trafikun shumë”, theksoi Rama gjatë intervistës për Telegrafi.com.

Përparim Rama në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Në programin e tij, Rama tha se ka edhe licencimin e parkingjeve dhe licencimin e banorëve rezidentë, në mënyrë që parkingjet të shfrytëzohen nga banorët, ndërkaq të jenë të ndara parkingjet për mysafirë.

“Nuk e dimë të kujt janë makinat që parkohen para banesave tona. Nga komuna tjera, jashtë Prishtinës, ose edhe prej diasporës, vjen këtu e shfrytëzon 1 muaj, e parkon 11 muaj. Ky është problem i madh por shumë lehtë i zgjidhshëm , përmes licencimin e parkingjeve. Do t’i licencojmë rezidentët, do të jenë pjesët tjera të parkingjeve për mysafirë me pagesë”, tha Rama.

Kandidati i LDK-së ka folur edhe për ekipin e tij qeverisës nëse ai fiton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori