LAJMI I FUNDIT:

Kaos në sudion e një televizoni serb, shkaku i Kosovës deshën të përleshen fizikisht (Video)

Kaos në sudion e një televizoni serb, shkaku i Kosovës deshën të përleshen fizikisht (Video)

Në studion e një televizioni në Serbi, dy panelist janë përleshur mes vete kur kanë filluar të flasin për kohën e luftës në Kosovë të vitit 1999.

Debati mes Dr. Darko Trifunoviq – profesor në Fakultetin për Siguri dhe gazetarit të njogur serb Miodrag Zharkoviq në Televizionin ‘Balkan Info”, ka eskaluar në momentin kur Zharkoviq i ka thënë Trifunoviqit se të rinjtë kanë ikur nga Serbia shkaku i mikut të tij Zimmermann [Warren Zimmermann, ambasador amerikan në ish-Jugosllavi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s].


“Kanë ikur të rinjtë shkaku i mikut tënd Zimmermann”, tha Zharkoviq.

Ndërsa profesori Trifunoviq i është përgjigjur:

“Të tillët si ti, na i sollën bombat e NATO-s”, tha Trifunoviq, duke goditur tavolinën me dorë, përcjell Telegrafi.

“Pse po e godet mbi tavolinë? Hesht pak. Freno!”, i tha Zharkoviq.

Ndërsa Trifunoviq i është përgjigjur:

“Ti je i sëmurë. Ke nevojë për psikolog”, tha Trifunoviq, duke u ngritur për ta lëshuar studion.

“Pse po ik? Ti je një tradhtar serioz”, i tha Zharkoviq.

Ndërsa, Trifunoviq është kthyer dhe tërë kohën ka përsëritur: “Llaza Llazareviq, Llaza Llazareviq…”, duke aluduar në psikiatrin e njohur serb.

“Cili Llazë bre? A dëshiron ta tregoj unë ty Llazën?”, është ngritur Zharkoviq dhe i është afruar Trifunoviqit, duke i thënë:

“Kush e humbi Kosovën? Zimmermanni yt e bombardoi. Ku je ti në Kosovë? Mjeran! Eja me mua tash në Kosovë”, klithte Zharkoviq.

“Ku ishe ti në vitin 1999? Tradhtar ke qenë”, i është përgjigjur Trifunoviq. “Ti je një djalosh i pa edukatë dhe i sëmurë”.

Derisa dy debutuesit po acaroheshin dhe ishin buzë përleshjes fizike, udhëheqësi i emisionit gjatë tërë kohës përpiqej t’i qetësojë. Për ta qetësuar situatën u desh ndërhyrja edhe e kameramanëve. /Telegrafi/

Se çfarë ndodhi në studion e televizionit serb, përcilleni videon nga minuta 47.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori