LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca plenare, kalon ligji për investime strategjike

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca plenare, kalon ligji për investime strategjike
LSA

Kuvendi i Shqipërisë është mbyllur sot mes tensioneve duke vazhduar me skenarët bllokuese të opozitës. 

Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave.


Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike.

Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje direkte, rreth asaj që ndodhi në Kuvend:

“Ka patur një situatë të tensionuar. Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza për mazhorancën se nuk po i kalon ligjet me shumicën e thjeshtë prej 71 votash por me 68 deputetë. Në momentin e hapjes së seancës, kur u bë dhe check in i deputetëve zonja Ermonelaj Felaj përmendi numrin e 68 deputetëve. Ajo që u vu re është se në 4 projektligjet që u miratuan ditën e sotme nuk u përmend numri i votave për projektligjin i cili miratua”, tha Eksiola Shehu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori