Kaos në Kinë nga tajfuni, momenti kur tornado ngre në ajër një veturë - e hudh disa metra larg

Skena marramendëse janë kapur në video në Kinë, ku një tornado e fuqishme, e formuar gjatë tajfunit Bavi, rrëmben gjithçka në rrugën e saj.
Pamjet janë tronditëse.
Siç mund të shihet në video, një veturë rrëmbehet nga vorbulla e tornados, ngrihet nga rruga dhe hidhet disa metra larg.
Tornadoja vazhdon rrjedhën e saj shkatërruese, duke shkulur pemët, ndërsa shoferët ndalojnë automjetet e tyre duke u përpjekur të mbrohen nga tërbimi i natyrës.
Tornadoja u formua mes tajfunit Bavi, i cili goditi Zhejiang me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke lënë pas dëme serioze.
Autoritetet kineze kryen evakuime masive paraprake, me më shumë se 2.2 milionë banorë që lanë shtëpitë e tyre.
Në të njëjtën kohë, qindra fluturime u anuluan, ndërsa mijëra pemë u rrëzuan nga erërat e forta. /Telegrafi/


































