Kanye West duket se po ndjek të njëjtën strategji si me Kim Kardashian, duke përdorur tekste dramatike për të rikthyer gruan e tij.

Në këngën e re "BIANCA", ai duket se konfirmon ndarjen nga Bianca Censori pas postimeve të tij kontroverse në rrjetet sociale.


Tekstet sugjerojnë se Bianca ka përjetuar sulme paniku për shkak të deklaratave të tij antisemitike dhe mizogjene. Refreni thotë: "Bianca, thjesht dua që të kthehesh. Kthehu tek unë”, shkruan DailyMail.

96911435 14570745 image a 8 1743753881934

Ngjashmëritë me lutjet publike për Kim janë të dukshme. Në 2021, Kanye performoi "Runaway" duke i drejtuar fjalët "Më konkretisht, Kimberly", në një përpjekje të hapur për ta rikthyer atë, pas një serie skandalesh.

Në vargjet e fundit të "BIANCA", Kanye shkon më tej duke krahasuar marrëdhënien e tij me Biancën me atë të Cassie Ventura dhe Diddy, ky i fundit aktualisht i akuzuar për trafikim seksual.

96912453 14570745 image a 22 1743755938314

West mohon thashethemet se ka ushtruar dhunë ndaj Biancës, por pranon se e ka "gjurmuar" me një aplikacion.

Ndërkohë, burimet thonë se Bianca po mendon se një fëmijë mund të shpëtojë martesën e tyre, ndërsa Kanye vazhdon përplasjet publike me Kim për kujdestarinë e fëmijëve.

Në një intervistë të fundit, ai pranoi se "i vjen keq" për shtatzëninë e Kim dhe u ankua për mungesën e kontrollit mbi fëmijët e tij. /Telegrafi/