Kanye West nuk mori pjesë në Grammy Awards 2022” që u mbajt të dielën (3 prill) pasi atij iu ndalua të perfomronte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ye (emri artistik) fitoi dy cmime “Kënga më e mirë rap” për “Jail’ dhe “Performoanca më e mirë melodike rap” për “Hurricane” dhe u nominuan në tre kategori të tjera, duke përfshirë albumin e vitit për “Donda”, por ai zgjodhi të braktiste natën më të madhe të muzikës në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas.


Mungesa e West ishte e pritshme pas së fundmi reperi i premtoi ish-bashkëshortes së saj, Kim Kardashian se ai ‘do të ikte për të marrë ndihmë’ dhe nuk do të bënte asnjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në mediat sociale.

277921511 1225510848255792 7708972396752721387 n Foto: Getty Images

Është e paqartë nëse 44-vjeçari, i cili lufton me çrregullimin bipolar, ndodhet në një institucion trajtimi.

Një përfaqësues i West tha se ai është ‘i përkushtuar për një marrëdhënie të shëndetshme me Kim dhe është I fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre’.

Më pak se një muaj para ceremonisë të së dielës, drejtuesit e Grammyt ndaluan performancën e West për shkak të ‘sjellës së tij shqetësuese në internet’.

277919191 303878985200576 332956970737883998 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Reperi i “All of the Light” prej muajsh ka bërë reagim, deklarata dhe sulme në internet ndaj ish-partneres së tij Kim dhe të dashurit aktual të saj Pete Davidson. Madje West është pezulluar edhe nga Instagrami për 24 orë.

Megjithatë, spektakli i çmimeve nuk e shkëputi fare Westin nga eventi dhe dy fitoret e tij të dielën mbrëma e sollën totalin e karrierës së tij në 24, duke e barazuar atë me mentorin e kthyer në armik Jay-Z.

West, nga i cili Kardashian paraqiti kërkesë për divorc në shkurt të 2021-ës, ka një histori të mashtrimeve të titujve në Grammy. /Telegrafi/