Kanye West ka tronditur fansat duke thënë se do të kishte preferuar të kishte fëmijë me Paris Hilton në vend të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Gjatë një transmetimi të shkurtë në një kanal të ri Twitch – që u ndërpre vetëm 10 minuta pasi nisi – reperi 47-vjeçar komentoi se Kim dikur kishte punuar si asistente e Parisit, duke shtuar: "Duhej të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian."


Deklarata shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e quajtën Kanyen "të neveritshëm", ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për ndikimin që këto komente mund të kenë mbi fëmijët e tij. Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ndërkohë, Paris Hilton është nënë e dy fëmijëve me bashkëshortin Carter Reum. Në transmetim, Kanye tha me ironi: "Imagjinoni sikur të kisha fëmijë me Paris Hilton... sa shumë hotele do të kisha tani!"

Pas incidentit, Kanye u ndalua menjëherë nga Twitch. Krahas kësaj, ai dhe gruaja e tij aktuale, Bianca Censori, u fotografuan së fundmi në Los Angeles, ku të dy dukeshin të zymtë.

Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me Kanyen, burime pranë Kim Kardashian thonë se ajo e respekton Biancën dhe madje ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur atë, duke e konsideruar bashkëpunimin si një mënyrë për të ndihmuar në stabilizimin e situatës së ish-bashkëshortit të saj.

Megjithatë, burimet theksojnë se Kim është gjithnjë e më e zhgënjyer nga sjelljet e fundit të Kanyet dhe ndihet sikur nuk e njeh më atë. /Telegrafi/