N’Golo Kante ka qenë fantastik gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Mesfushori francez ka shkëlqyer për Kombëtaren e tij duke e ndihmuar ta fitoj Kupën e Botës.


Por e ardhmja e tij te ish-kampionët e Anglisë, Chelsea është ende në dyshim.

Kampionët e Francës, Paris Saint Germain janë duke e kërkuar me ngulm transferimin e lojtarit.

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend ta mbaj pa vullnetin e tij lojtarin në londër.

Kësisoj londinezët kanë pranuar largimin e tij nga Stamford Bridge gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Abramovich i ka bërë të qartë parisienëve se nëse e duan Kanten atëherë duhet të paguajnë shumën prej 110 milionë eurove.

GettyImages 992237720 (Getty Images)

Kjo shumë për Parisin është e lartë pasi rrezikon të dënohet nga UEFA për Fair Play Financiar.

Kësisoj PSG po mendon shitjen e katër futbollistëve për t’i grumbulluar parat për transferimin e Kantes.

Angel Di Maria, Goncalo Guedes, Jese dhe portieri Areola do të largohen nga PSG.

Shitja e katër futbollistëve pritet të sjellë në arkat e klubit rreth 150 milionë euro.

PSG ka bërë gati një kontratë pesë vjeçare për Kanten me pagë vjetore prej 12 milionë eurove në stinor që është shumë më e lartë se ajo që fiton te Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app