LAJMI I FUNDIT:

Kanosin pesë persona në Kamenicë, arrestohen dy persona

Kanosin pesë persona në Kamenicë, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona të kombësisë serbe janë arrestuar në Kamenicë, për shkak të kanosjes ndaj pesë personave të tjerë.

Të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje, kanë kanosur pesë persona tjerë, ndër ta edhe një femër (serbe) e mitur.


Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00 në fshatin Bosce, në Kamenicë.

Ndërkaq, me vendimin e Prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet. /Telegrafi/