LAJMI I FUNDIT:

Kanosi zyrtarët në stacionin policor në Prizren, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Kanosi zyrtarët në stacionin policor në Prizren, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Foto: Ilustrim

Në stacionin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, një i arrestuar ka kanosur zyrtarët policor.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të PK-së.


Sipas raportit, rasti ka ndodhur të premten pas mesnatës, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Stacioni Policor, Prizren 05.11.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari  kosovar ,për shkak se ka kanosur zyrtarët policorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/