LAJMI I FUNDIT:

Kanoset me armë nga një person i panjohur, ishte duke ecur në Prishtinë

Kanoset me armë nga një person i panjohur, ishte duke ecur në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë për një rast jo të zakonshëm që i kishte ndodhur atij.

Kjo pasi në një moment që ishte duke ecur i njëjti është kanosur me armë nga një person tjetër.

Në çastin kur ai ishte në rrugë apo saktësisht duke kaluar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve i kishte dal një person tjetër nga një veturë e panjohur dhe e kishte kanosur me armë.


“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një vend kalim të këmbësorëve një veturë e panjohur e kishte rrezikuar dhe më pas drejtuesi e kishte kanosur me armë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/