LAJMI I FUNDIT:

Kanë vdekur binjakët siamez më të vjetër në botë: Ata bënin dush ndaras, secili kishte dhomën e tij të gjumit

Kanë vdekur binjakët siamez më të vjetër në botë: Ata bënin dush ndaras, secili kishte dhomën e tij të gjumit

Kanë vdekur binjakët më të vjetër të bashkuar në botë, Lori dhe George Schappell.

Lori dhe George vdiqën më 7 prill në Spitalin e Universitetit të Pensilvanisë dhe ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, njoftoiLibri i Rekordeve Guinness.


Ata ishin 62 vjeç e 202 ditë. Të lindur më 18 shtator 1961 në Pensilvani, Lori dhe George kishin kafka të bashkuara pjesërisht, duke ndarë enët vitale të gjakut dhe 30 për qind të trurit të tyre, përkatësisht lobet frontale dhe parietale. Megjithatë, ata ndryshonin në shumë mënyra.

George kishte spina bifida dhe nuk mund të ecte, kështu që lëvizte përmes një karrige me rrota që Lori e shtynte. George pati një karrierë të suksesshme si këngëtar ndërsa Lori punoi në një lavanteri spitali për disa vite.

Në vitin 2007, ata u bënë binjakët e parë të bashkuar të të njëjtit seks që filluan të identifikoheshin si gjini të ndryshme, kur George filloi të ndiente veten si mashkull. Në fakt, George lindi si Dory, por fillimisht ndryshoi emrin ë Reb, përpara se të bëhej George.

Binjakët jetonin në një apartament me dy dhoma gjumi në Pensilvani. Të dytë kishin dhomat e tyre, duke kaluar me radhë çdo natë në dhoma të ndryshme. Ata bënin dush veçmas, duke përdorur perden e dushit si pengesë, ndërsa njëri bënte dush dhe tjetri qëndronte jashtë vaskës.

Sa herë që i pyesnin nëse do të dëshironin të ishin ndarë ndonjëherë, Lori dhe George gjithmonë thoshin jo. “A do të ndaheshit? Absolutisht jo. Teoria ime është: pse të rregulloni atë që nuk është prishur?”, tha George në një dokumentar të vitit 1997.

Binjakët befasuan parashikimet e ekspertëve mjekësorë të cilët thanë se nuk do të jetonin deri në 30 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori