LAJMI I FUNDIT:

Kanë mbetur edhe 7 ditë deri në Max Fest 2022

Kanë mbetur edhe 7 ditë deri në Max Fest 2022

Kanë mbetur vetëm 7 ditë deri te festivali më i madh i turizmit “Max Fest”, i cili do të fillojë këtë javë më 15-17 Maj 2022. Ndër aktivitetet e shumta që Max Travel ka planifikuar për të pranishmit, më e rëndësishmja është ajo ku pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri nga afër për hotelet më të njohura nga Truqia në panairin i cili do të jetë i hapur për 3 ditë duke filluar nga ora 10:00-18:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ky event madhështor, i cili është organizuar dhe zhvillohet nën mbikëqyrjen e Max Travel, sjell në Kosovë mbi 30 përfaqësues të hoteleve turke, për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2022.


Ndryshe, dita e parë e Max fest është e rezervuar për fëmijët me një program të plotë që nga mëngjesi, duke filluar nga ora 11:00-15:30 në sheshin Zahir Pajaziti, fëmijët do të mund të argëtohen me maskota të ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me një koncert posaçërisht për ta e shumë aktivitete të tjera. Të gjithë fëmijët do të kenë gjatë kësaj dite akullore, kokoshka dhe pambuk sheqer falas.

Në ditën e dytë Max Fest bën hapjen zyrtare të panairit të hoteleve në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 11:00, ku përveç përfaqësuesve të hoteleve turke do të ketë edhe mysafirë specialë nga Kosova.

Duhet theksuar se edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e panairit të hoteleve gjatë gjithë ditës. Por i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë natën e 17 majit me një super koncert nga ora 19:30 FALAS për publikun në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku për të gjithë të pranishmit do të performojnë Offchestra, Minatori dhe Yll Limani.

Max Travel nuk do t’ju kursej nga surprizat dhe dhuratat e shumta gjatë këtyre 3 ditëve, ndaj ju mirëpresim në Max Travel.

Artikull i sponzorizuar