LAJMI I FUNDIT:

“I kanë dhënë informacione Turqisë”: Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë

“I kanë dhënë informacione Turqisë”: Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë

Dy të pandehurit thuhet se i kanë dhënë Turqisë informacione rreth ushtrisë greke në Detin Egje. A do të intensifikohen tani tensionet?

“Autoritetet kanë bërë punën e tyre”, i tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, stacionit televiziv të Athinës Alpha, duke konfirmuar një njoftim të mëparshëm të policisë.

Në njoftim thuhej se autoritetet kanë ngritur akuza për spiunazh kundër dy shtetasve grekë që punojnë në ishullin juglindor të Rodosit.

Në mediat greke u tha se dy të pandehurit kishin spiunuar për Turqinë.

Arrestimi mund të çojë shtimin e e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë.

Një nga të arrestuarit është një punonjës dhe përkthyes në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos.

Ai është shtetas grek, por i përket një pakice myslimano-turke që jeton në Greqinë verilindore, siç njoftuan mediat.

I arrestuari i dytë i përket gjithashtu kësaj pakice. Ai punonte në një traget që udhëtonte midis Rodosit dhe Kastelorizos dhe thuhet se i jepte punonjësit të konsullatës së Turqisë informacione rreth lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Egje.

Në rajonin në jug të Rodosit dhe Kastelorizos situata është jashtëzakonisht e tensionuar për muaj me radhë.

Deri para disa ditësh në këtë zonë po kërkonte për gaz natyror një anije turke.

Turqia argumenton, se zonat ku u zhvilluan hulumtimet i përkasin “hapësirës” kontinentale turke.

Për më tepër ishujt e vegjël grekë, por edhe ishuj të mëdhenj si Kreta dhe Rodos, kanë vetëm gjashtë milje detare ujëra territoriale dhe nuk kanë raft kontinental.

BE-ja i ka kritikuar ashpër argumentet dhe veprimet e Turqisë. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori