LAJMI I FUNDIT:

A kanë “airbag” afat të përdorimit?

A kanë “airbag” afat të përdorimit?

Nuk ka afate për vetura të reja dhe nëse keni një automjet që është prodhuar në vitet tetëdhjetë ose në fillim të viteve nëntëdhjetë – kontrolloni.

Deri më tani, dhjetëra mijëra shoferë, bashkëdrejtues dhe pasagjerë nuk janë shpëtuar dhe duhet të jetë në interesin e të gjithëve që të funksionojnë. A kanë airbags afat të përdorimit?


Kur prodhuesit e veturave filluan instalimin e airbagëve, rreth dyzet vjet më parë, data e skadencës ishte e përcaktuar qartë.

Kryesisht do të ishin 10 ose 15 vjet. Megjithatë, prodhues si Honda në fillim të viteve 1990 këshilluan kontrollimin e airbagëve çdo 10 vjet.

Nga ana tjetër, Mercedes arriti në përfundimin se jastëkët e ajrit të prodhuar pas vitit 1992 do të zgjasin gjithë jetën e veturës. Përparimet në teknologjinë e modulit të airbagëve sigurojnë besueshmërinë funksionale gjatë gjithë jetës së airbagëve.

Airbagu është dëshmuar të jetë një pajisje e besueshme që nuk kërkon shumë kontrolle ose riparime. Ky është një lajm i mirë duke pasur parasysh se të gjitha automjetet e prodhuara sot kanë airbag. Disa modele kanë të instaluar disa lloje të ndryshme airbagësh.

Kontrollimi i rregullt i airbagëve që keni në automjetin tuaj rekomandohet nëse drita e tyre në panelin e kontrollit të makinës suaj shkëlqen. Kur nisni makinën, duhet të shihni që drita e airbag-ut të ndizet dhe fiket menjëherë. Nëse simboli nuk ndizet ose llamba ndizet për një kohë të gjatë, duhet të vizitoni një mekanik të kualifikuar. /Telegrafi/