LAJMI I FUNDIT:

Kanditati për vozitës në Australi dënohet me 17 muaj burg – drejtonte veturën me 253km/h

Kanditati për vozitës në Australi dënohet me 17 muaj burg – drejtonte veturën me 253km/h

Një gjykatë në pjesën jugore të Australisë e ka dënuar një 20 vjeçar me burgim prej 17 muajsh, pasi më herët gjatë këtij viti ai ishte kapur duke e drejtuar një kamionçinë Holden Commodore SS me 143kMh mbi limitin e shpejtësisë.

Me 30 janar 2023, oficerët e Barossa Highway Patrol në autostradën North-South të Australisë Jugore kapën një kandidat për vozitës – më vonë i identifikuar si Tarelle Power-Williams – duke drejtuar veturën eme 253kMh në një zonë ku limiti është 110kMh.


Oficerët e patrollës së autostradës arritën ta kapnin Power-Williams-in kur kutia e ingrazhit e veturës së tij të paregjistruar dështoi së funksionuari menjëherë pasi u zbulua se vetura po lëviste me shpejtësi të madhe, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Learner driver jailed for up to 17 months after driving at 253km/h on drugs

Ndërsa shpejtësia e zbuluar ishte me 143kMh mbi kufirin e lejuar, kandidatët të cilët janë mbajtës së lejeve të drejtimit në Australinë e Jugut janë të kufizuar në shpejtësi prej 100kMh – gjë që i bie se 20 vjeçari e tejkaloi shpejtësinë me 153kMh.

Pas një testi droge, Power-Williams rezultoi pozitiv në përdorimin e narkotikëve, ndërsa u zbulua se pasagjeri që ndodhej në veturë me të nuk kishte patentë shoferi – diçka që në shtetet federale australiane kërkohet me ligj.

Në fillim të këtij muaji, Power-Williams u deklarua fajtor për vepra të shumta në lidhje me incidentin – duke përfshirë ndjekjen nga policia, drejtimin e veturave të paregjistruara dhe shkeljen e garancisë. /Telegrafi/