LAJMI I FUNDIT:

Kandiq: Me trenin, Serbia tregoi se nuk do përmirësim të marrëdhënieve me fqinjët

Kandiq: Me trenin, Serbia tregoi se nuk do përmirësim të marrëdhënieve me fqinjët

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se drejtësia për të vrarët gjatë luftërave në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk po gjen vend.

Kandiq madje thotë se drejtësia për krimet e luftës më së shumti ka dështuar në Serbi, pavarësisht se atje qysh moti është themeluar gjykata për Krime të luftës.


Kandiq në konferencën me temën “Bllokimi i ballafaqimit me të kaluarën si dhe i procesit të KOMRA-s” që është mbajtur sot në Prishtinë ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të cilin tha se është krejtësisht politik.

Arsyeja që e ka shtyrë Kandiqin që të mbajë këtë konferencë është edhe vizita e fundit e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherinit në Ballkan, e cila ishte takuar me të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe me këtë rast kanë caktuar një samit që do të mbahet me 15 mars në Sarajevë.

Kandiq i ka porositur liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që në këtë samit të mos e mos anashkalojnë temat që kanë të bëjnë me atë çka ka ndodhur në Ballkan në vitet e nëntëdhjeta.

Duke folur për rastet e krimeve të luftës, Kandiq tha se procesimi i rasteve të krimeve të luftës në Serbi janë në nivelin zero.

Duke i përmendur disa raste, si masakrën e Qyshkut, Tërrnjes, vrasjen e vëllezërve Bytyqi , etj, Kandiq tha se Serbia ka dështuar të vejë drejtësinë në vend si dhe ka thënë se rastet e krimeve të luftës kanë marrë konotacion politik.

“Serbia ende nuk ka arritur ta emërojë prokurorin special për krimet e luftës, e të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë si Qyshku, Tërrnja rasti i vëllezërve Bytyqi, etj që i bie se procesimi i këtyre krimeve është në nivelin zero. Kjo situatë nuk është e mirë as në Kosovë e as në Kroaci, pavarësisht se Kroacia është anëtare e BE-së dhe nuk ka arritur të arrestojë zyrtarë të lartë që kanë kryer krime ndaj popullatës civile serbe. Kjo do të thotë se gjykimet kanë filluar që të marrin qasje politike”, tha Kandiq.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur këtu trenin që ajo e quajti provokim si dhe pengimin e shtetit serb që po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Me këto veprime Kandiq tha se Serbia po tregon se nuk është e interesuar që të përmirësojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Me këtë rast ajo ka përmendur edhe nxjerrjen e fletarresteve dhe aktakuzave të ngritura për persona të ndryshëm e në veçanti Kandiq është ndalur tek fletarresti për Haradinajn.

“Nxjerrja e fletarrestit nga ana e Serbisë kundër Ramush Haradinaj është potez politik por ai potez politik duhet të vërtetohet në gjykatë se akuzat ndaj tij nuk janë juridike por politike dhe se për nxjerrjen e këtij fletarresti ekzistojnë arsye politike e jo arsye të vërteta. Ne duhet të besojmë në gjykatën e Francës sepse ato janë të pavarura e jo si në gjykatat në vendet e ish-Jugosllavisë dhe duhet të kemi besim se gjykata vendos në bazë të fakteve dhe se Serbisë t’i jepet një leksion i shkëlqyer sikurse disa raste tjera”, tha Kandiq.

Në këtë konferencë, Kandiq ka lavdëruar edhe Komisionin për Pajtim dhe të Vërtetën e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi e që sipas saj është një e arritur që ai ka arritur që të ulë në tavolinë përfaqësuesit e familjeve serbe dhe ato shqiptare.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj tha se pavarësisht se ekzistojnë disa ligje, të cilat garantojnë dëmshpërblim për familjet e viktimave të luftës edhe ligji ka disa dispozita të cilat sipas raportit të KOMRA-s, janë diskriminuese.

Në këtë konferencë u përmenden edhe kundërthëniet në shifrat e personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës që asnjëherë nuk janë të sakta.

Sipas Koalicionit KOMRA, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor 1999 në luftën e Kosovës janë të zhdukur dhe të vrarë 13 mijë e 146 persona.

Gazetari Adriatik Kelmendi tha se secili shtet që ka qenë në konflikt mes vete është marrë vetëm me numrin e viktimave të tyre e jo edhe të tjerëve.

Ai tha se edhe institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta të të vrarëve dhe të zhdukurve ku sipas tij në tekstet shkollore përmendet një shifër prej 20 mijë personave.

Kelmendi tha se shifrat për numrin e të pagjeturve dhe viktimave në Kosovë nuk janë asnjëherë të sakta dhe se Koalicioni Komra, bashkë me OJQ-të dhe individët e tjerë të vendeve të dala nga ish-Jugosllavia, ka arritur të sjellë shifrën konkrete e personave të vrarë dhe të pagjetur nga periudha janar 98 deri në dhjetor 99 e që rezulton të jetë 13, 146 persona. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori