LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i VV-së për kryetar të Skenderajt tërhiqet nga gara

Kandidati i VV-së për kryetar të Skenderajt tërhiqet nga gara

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, është tërhequr nga gara për të parin e Komunës së Skenderajt.

Mehani në një postim në Facebook shkruan se tërhiqet nga gara me arsyetimin se nuk do të garojnë kur përballë iu vihet Familja Jashari.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Të dashur qytetarë, të nderuar aktivistë, anëtarë e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj dhe jo vetëm,

Kryesia e Lëvizjes në Prishtinë, e Këshilli i Qendrës në Skenderaj, kanë miratuar kandidaturën time për kryetar të Komunës së Skenderajt,

Kam qenë ndër asamblistët më kritik për qeverisjen komunale në katër vitet e fundit. Çdo kritike, çdo kallëzimi penal që kam bërë në Prokurori e në Policinë për Krime Ekonomike në këto 4 vite i qëndroj mbrapa, pa asnjë mëdyshje. Sërish do veproja, e do të veproj njëjtë.

Kam paraqitur kandidaturën time me bindjen e thellë, se ajo çka i duhet Skenderajt është qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me konceptin, parimet dhe qëllimet e saj.

Kur kam paraqitur kandidaturën time, ishim në një kontekst krejt tjetër. Dalja e dy fotove të Bacës Rifat, që në një formë nënkupton edhe mbështetje për kryetarin aktual Bekim Jashari, na vë në një dimension tjetër. 

Në vitin 2017 kemi garuar për ta përligjur procesin zgjedhor, tash, në vitin 2021, Lëvizja është subjekti më i madh në vend, e në Skenderaj bindshëm subjekti i dytë. Rrjedhimisht, kudo që garojmë, garojmë veç për të fituar.

Fakti që nuk do të garojmë për kryetar, nuk nënkupton në asnjë mënyrë që i kemi falur apo harruar ato që kemi kaluar gjatë mandatit katër vjeçar si asamblistë. Ta mundësh Bekim Jasharin nuk është kurrfarë e arriture. T’i kontribuosh mundjes së Bekim Jasharit për ta kthyer PDK-në në qeverisje lokale është gabim dhe dëm. Ta mundesh Bekimin e Familjes Jashari është gabim i pafalshëm historik.

Unë i përulem asaj që po na e vë përballë Bekimi, pra, i përulem dhe nuk garoj kundër familjes Jashari. Por, do të luftojmë fort në garën për asamble, për t’i larguar nga Kuvendi Komunal një grup profiterash që e kanë keqpërdorur pushtetin e Bekimit për interesa personale e meskine. Duke i larguar nga Kuvendi Komunal këta profitera të cilët shtireshin se po e përkrahin Bekmin për hatër të familjes, në ndërkohë që përkrahjen e vërtetë e bënin vetëm për interesa vetjake, ne largojmë edhe arsyen e shumë veprimeve të gabuara. Pra, eliminojmë shkakun dhe nuk kemi pse lëngojmë pasojën.

Që t’i largojmë ata, ju duhet ta votoni listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend Komunal. Asamblistët e Lëvizjes nuk do ta shtyjnë Bekimin drejt veprimeve të gabuara, e as nuk do ta përkrahin në veprime të gabuara. Këtë e kemi dëshmuar në katër vitet që shkuan.

Pra, të dashur qytetarë,

Duke shpresuar që në mandat të dytë, Bekimi do të qeverisë konform idealeve më cilat po e kërkon votën. Duke shpresuar që pas mandatit të dytë, Bekimi do të tërhiqet për t’ia hapur rrugën konkurrencës demokratike edhe në Skenderaj, unë, sot, do t’ia paraqesë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! tërheqjen e kandidaturës sime.

Sepse siç e thashë, Lëvizja e as unë, nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari.

E për ta ruajtur dhe mbajtur në piedestalin që e meriton Familja Jashari, unë ju ftoj që ta votoni Bekim Jasharin për kryetar komune dhe listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend Komunal”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori