LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i VV-së për deputet, Bashkim Nurboja shpalos planin për zhvillimin ekonomik

Kandidati i VV-së për deputet, Bashkim Nurboja shpalos planin për zhvillimin ekonomik

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bashkim Nurboja, në një intervistë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare dhe programin qeverisës të VV-së.

Nurboja gjatë intervistës ka thënë se Vetëvendosje duhet të fitojë në zgjedhjet e së dielës ( 6 tetor).

” VV këtë të diele duhet të fitoj për arsye sepse për qytetarët është një zgjidhje e thjeshtë, a janë të kënaqur me gjendjen në të cilën është Kosova, a dëshirojnë vazhdimësinë e kësaj gjendje në të cilën gjendet Kosova, apo dëshirojnë ndryshimin, Vetëvendosje është ajo që e premton ndryshimin, pra ndryshimin për të mirë. Programi i VV-së mendon për të gjitha shtresat e popullatës”, ka thënë ai.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, ka folur për programin që partia e tij ka për zhvillimin ekonomik.

“Prioritet duhet te jetë mirëqenia e qytetarëve dhe ajo ndërlidhet ngushtë me ekonominë e Kosovës sepse është shumë e rëndësishme, por zhvillimi i ekonomisë duhet të fillojë me përmirësimin e gjendjes së drejtësisë në Kosovë, nuk bën të ketë ekonomi nëse niveli i drejtësisë nuk është siç duhet për shkak se investitorët frikësohen të investojnë.

Duhet të krijohet Fondi Sovran i cili do të mundëson investime në sektorët strategjik të Kosovës, dhe ku do t’i merr në pronësi të gjitha ndërmarrjet që kanë mbetur pa u privatizuar dhe ndërmarrjet publike që janë të qëndrueshme do të kalojnë nën pronësinë e fondit sovran.

Fondi sovran do të jetë një mekanizëm që do t’i zgjidhë shumë probleme e do të na mundëson zhvillimin në Kosovë”, ka pohuar ai.

Nurboja gjithashtu ka thënë se duhet të krijohet një bankë zhvillimore.

“Banka zhvillimore do ta ketë mision të iu ndihmojë atyre sektorëve që janë të fokusuar në prodhim. Do t’iu jep qasa në financa jo më shumë se 3 për qind”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Nurboja ka thënë se duhet të bëhet reforma ekonomike. Gjatë intervistës ai ka folur në detaje se si duhet të bëhet kjo.

Kandidati për deputet, ka deklaruar se Vetëvendosje ka tri shtylla që e bëjnë programin e tyre qeverisës, ato janë:  shteti e së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe shtetin social. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori