Kandidatët presidencial nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike
Kandidatët presidencial, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski sot në hapësirat e KShZ-së nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se teksti i Kodeksit përmban rregulla që secili kandidat duhet t’i respektojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky është një veprim i mirë solemn ku obligohemi të gjithë ne ta shprehim kapacitetin tonë demokratike”, tha kreu i KShZ-së, Oliver Derkoski.
Kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka theksoi se është e rëndësishme që rezultati të jetë i rregullt, pavarësisht se kush do të fitojë.
“S’ka rëndësi kush fiton, e rëndësishme është rezultati të jetë i rregullt, në mënyrë që të hymë në BE. S’do jetë garë për jetë a vdekje,por garë për një kapitull të ri të shtetit. E jona është që t’i përmbushim obligimet nga kodeksi”, tha Reka.
Profesoresha e mbështetur nga opozita maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, pas nënshkrimit të Kodeksit pret që lufta do të udhëhiqet me argumente.
“Për mua rregullat etike janë të rëndësishme, mund të jenë edhe më të rëndësishme se e drejta dhe drejtësia. Pres luftë të fortë, edhe pse jam grua. Luftë me argumente. Shpresoj që fjalën e fundit do ta kenë qytetarët”, tha Siljanovska Davkova.
Kandidati nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski tha se është mirë që nënshkrimi i Kodeksin është bërë praktikë. Ai premtoi se gjithçka që është nënshkruar do të zbatohet në terren.
“S’kam dilema se që të tre do të bëjmë gjithçka që të kemi luftë demokratike. Dua të kemi zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të suksesshme”, tha Pendarovski.
Fushata e zgjedhjeve presidenciale fillon nesër, më 1 prill dhe mbaron më 19 prill në mesnatë. Rrethi i parë i votimit do të mbahet më 21 prill, ndërsa votimi i dytë do të mbahet më 5 maj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre