KQZ ka njoftuar se në QNR ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës.
Këto fletëvotime janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.
Në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së.
Ardian Shala (LDK) – 711 vota;
Ruzhdi Shehu (LDK) – 446 vota;
Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota;
Agron Kuçi (AAK) – 332 vota;
Gazmend Muhaxheri (LDK) – 331 vota;
Bali Muharremaj (AAK) – 307 vota;
Bekim Azizi (PDK) – 289 vota;
Mimoza Kusari-Lila (LVV) – 289 vota;
Bashkim Ramosaj (AAK) – 235 vota;
Arben Vitia (LVV) – 231 vota;
Ilir Ferati (LDK) – 231 vota;
Në faqen zyrtare të KQZ-së në Facebook janë publikuar votat e diasporës për kandidatët për kryetarë të komunave.
Suharekë
Ardian Shala nga LDK-ja ka marrë 711 vota nga diaspora, pastaj Bali Muharremaj nga AAK-ja me 307 vota. Salih Zyba i LVV-së, 147 vota dhe Murtez Zekolli – PDK, 61 vota.
Gjilan
Alban Hyseni i VV-së prin me votat me postë duke marrë 199 vota. Pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 99 vota, Nazmi Gagica i AAK-së me 1 votë, Lulzim Bexheti me 4 vota, Gani Neziri me 1 vot. Dhe Leonora Morina-Bunjaku i PDK-së me 20 vota.
Junik
Ruzhi Shehu i LDK-së mori 446 vota. Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.
Podujevë
Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka marrë 161 vota, Besnik Tahiri i AAK-së 8 vota, Ekrem Hyseni i LDK-së 25 vota dhe kandidatët tjerë asnjë votë.
Skenderaj
Fadil Nura i PDK-së ka marrë 87 vota dhe Bekim Jashari 26.
Mamushë
Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka marrë 55 vota, Arif Butuç nga KATP ka marrë 20 vota, Ilyas Byraktar ka marrë 33 vota dhe Riza Kruezi nga IE nuk ka marrë asnjë.
Klinë
Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 140 vota, Lulzim Dragidella i LVV-së ka marrë 36, Besim Hoti i LDK-së 35 dhe Esat Raci i PDK-së 24.
Novobërdë
Abdyl Gashi i LVV-së ka marrë 5 vota, Sasa Milosevic i SL-së asnjë votë, Bajrush Ymeri i LDK-së 70 vota dhe Selatin Nuhiu i PDK-së asnjë votë.
Shtërpcë
Besim Islami i LVV-së ka marrë dy vota, Fakrih Hasani i BPSH-së 11 vota dhe kandidatët tjerë asnjë votë.
Obiliq
Halil Thaçi i LVV-së ka marrë 22 vota, Xhafer Gashi 8 vota, Mehmet Krasniqi i LDK-së tri vota, ndërkaq kandidatët tjerë asnjë votë.
Kaçanik
Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, Shkelqim Jakupi i LDK-së 17 vota, Besim Ilazi i PDK-së 10 vota, Shukri Luta 13 vota dhe Kastriot Bushi asnjë votë.
Fushë-Kosovë
Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 49 vota, Burim Berisha i LDK-së 13, Hasan Ismajli i AAK-së 2 vota dhe Rrahim Tërnava i PDK-së 11 vota.
Vushtrri
Arsim Rexhepi i LVV-së ka marrë 37 vota, Xhafer Tahiri i LDK-së 33, Ferit Idrizi i PDK-së 10 dhe kandidatët tjerë asnjë votë.
Shtime
Qemajl Aliu i LVV-së ka marrë 66 vota, Bedri Zeqiri i LDK-së 5 vota dhe Naim Ismaili i PDK-së 4 vota.
Kamenicë
Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 168 vota, Qendron Krastrati 63, Faton Jakupi i AAK-së 10, Jeton Biqkaj i LDK-së 12, Muhamed Kallaba i PDK-së 12 dhe Albert Sermaxhaj i Nismës asnjë votë.
Mitrovicën e Jugut
Agim Bahtiri ka marrë 69 vota, Armend Agolli 19 dhe Bedri Hamza 40.
Deçan
Bashkim Ramosaj 235, Hyri Dobrunaj i LDK-së 153, Orgest Tafilaj i LVV-së 35, Isa Elezaj 4 vota dhe Ardiana Qorraj e PDK-së 1 votë.
Han të Elezit
Mehmet Ballazhi i PDK-së ka amrrë 53 vota, Rufki Suma 16 dhe Sherif Berisha i LVV-së tri vota.
Mitrovicën e veriut
Erden Atiq ka marrë një votë e në Kllokot Sada Mirkoviq katër vota.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 38 komunat ku janë zhvilluar zgjedhjet, në 16 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ndërkaq, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar rezultatet për kryetar komune në Han të Elezit dhe ka urdhëruar që në këtë komunë të përsëritet votimi.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë në raundin e parë.
Raundi i balotazhit do të mbahet më 14 nëntor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHasani: Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me shtatë pikat e tij
Borë në viset malore të Kosovës
I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë dënohet me burgim me kusht dhe me gjobë
Nga janari deri në qershor, mbi tre mijë kosovarë kërkuan azil në shtetet e Bashkimit Evropian
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp, ka marr peng PD-në
Aksidentohet deputeti i AAK-së, pritet t’i nënshtrohet një operacioni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime